15 Shkurt, 2023 - 4:00 pm
Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka publikuar mesazhin e urimit të ish-trajnerit të Kombëtares Shqiptare, Gianni De Biasi, për Tiranën si Qyteti Evropian i Sportit 2023.
Në këtë video, Gianni De Biasi përgëzon Tiranën për këtë arritje, teksa thekson se sporti është sinonimi i një jete të shëndetshme.
“Tirana është Qyteti Evropian i Sportit për vitin 2023. Shumë përgëzime! Një lajm i mrekullueshëm që i jep mundësi të gjithëve për të bërë sport. Sporti është sinonimi i një jete të shëndetshme, i bashkëndarjes së vlerave dhe i të qenurit bashkë. Përgëzime Tirana! Përgëzime Shqipëria”, shprehet De Biasi në video. / atsh / KultPlus.com