Tirana shkëlqen nën madhështinë e borës (FOTO)

14 Shkurt, 2021 - 5:28 pm

Kryeqyteti i Shqipërisë, Tirana mëngjesin e sotëm është ‘zgjuar’ ndryshe, e mbuluar nga bardhësia e dëborës.

Tirana nën madhështinë e dëborës ofron sot me pamjen e saj një kartolinë perfekte ku çdo cep i saj duket i zbukuruar në të bardhë dhe në këtë ditë Shën Valentini, simbol i dashurisë atmosfera në kryeqytet është mjaft e bukur.

Fotoreporteri i ATSH-së, Agim Dobi ka sjell në fokusin e aparatit pamje përmes një fotogalerie ku duket bukuria e Tiranës së ‘bardhë’, e ku qytetarë të shumtë dhe të vegjlit kanë shijuar momente të bukura duke u argëtuar e lozur me njëri-tjetrin me topa bora. / KultPlus.com

Të ngjajshme