24 Gusht, 2023 - 10:33 pm
Ukraina feston sot 32-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë. Në këtë ditë të shënuar për vendin që sot po përballet me pushtimin rus, Tirana është veshur me flamurin kombëtar dyngjyrësh ukrainas.
Kryetari i bashkisë Erion Veliaj i cili ka postuar edhe foto të kryeqytetit që solidarizohet sot me Kievin shkruan në një postim në rrjetet sociale se Shqipëria do e mbështesë popullin ukrainas në këtë luftë për mbrojtjen e pavarësisë.
“Gëzuar kremtimin e Ditës së Pavarësisë për popullin e forcës, dinjitetit, shpresës dhe demokracisë, popullit të Ukrainës! Jemi krenarë të vazhdojmë mbështetjen tonë ndaj Ukrainës në luftën për mbrojtjen e pavarësisë,” shkruan Veliaj. /ATSH /KultPlus.com