29 Dhjetor, 2022 - 5:30 pm
Prej disa ditësh, ashtu sikurse edhe sot, shoqëria civile dhe qytetarë të tjerë, kanë zgjedhur të protestojnë paqësisht përballë ambasadës së Serbisë në Tiranë në kuadër të tensioneve në veriun e Kosovës.
Protesta ka qenë paqësore dhe pjesëmarrësit kanë shfaqur pankarta me mesazhe mbështetëse për Kosovën, ndërsa kanë deklaruar ndër të tjera se “Serbia po nxit luftë” dhe se “Serbia ka qenë gjithmonë satelitit i Moskës në Ballkan”.
Qytetarët kërkuan nga Serbia që të ndalojë provokimet në veri të Kosovës. Madje në shenjë revolte protestuesit u bënë thirrje shqiptarëve që të bojkotojnë përdorimin e mallrave serbe./Express/ KultPlus.com