25 Maj, 2023 - 5:15 pm
Organizata joqeveritare ‘TOKA’ e cila ofron programe edukative dhe inovative për të rinjtë, këtë vit do të realizojë për herë të parë ‘Ditën e Solidaritetit’, përcjell KultPlus.
Kjo ditë do të shënohet më 3, 5 dhe 10 qershor, ku ‘TOKA’ së bashku me 25 biznese partnere do të përkrahë nismat rinore për shëndet mendor dhe fëmijë me nevoja të veçanta.
Thirrja për vullnetarë do të jetë e hapur deri në fund të muajit maj dhe të drejtë aplikimi kanë personat e moshës 16-30 vjeçare që jetojnë në Prishtinë, Ferizaj, Kaçanik dhe Hani i Elezit.
Klikoni KËTU për të mësuar më shumë detaje./ KultPlus.com