Toka temperatura ekstreme, OBM shpall javën e parë të korrikut më të nxehtën të regjistruar ndonjëherë

12 Korrik, 2023 - 10:00 am

Fillimi i korrikut ishte java më e nxehtë që është regjistruar ndonjëherë për planetin, sipas Organizatës Botërore të Meteorologjisë.

Ky organ njoftoi se këtë vit është regjistruar edhe qershori më i nxehtë ndonjëherë, i nxitur nga ndryshimet klimatike dhe fazat e hershme të fenomenit të motit të quajtur “El Ninjo”.

Në njoftim thuhet se temperaturat po thyenin rekorde jo vetëm në sipërfaqen e tokës, por edhe në oqeane, dhe se ato mund të kenë “ndikim potencialisht shkatërrues ndaj ekosistemeve dhe mjedisit”.

Temperaturat globale në sipërfaqen e deteve arritën në shkallë rekord në muajt maj dhe qershor. Nuk është vetëm temperatura në sipërfaqe, por i tërë oqeani është duke u bërë më i ngrohtë dhe është duke thithur energji që do të mbetet aty për qindra vjet”- tha Christopher Heëitt, drejtor për shërbime klimatike në OBM.

“Nëse oqeanet janë duke u ngrohur në masë të konsiderueshme, kjo ka efekt zinxhirë ndaj atmosferës, akullit të detit dhe akullit në mbarë botën”- tha ai.

Sidoqoftë, Heëitt shtoi se efektet e dukurisë “El Ninjo” ndoshta do të ndihen në mënyrë më akute më vonë këtë vit.

Edhe Shërbimi Europian i Motit, “Copernicus”, tha për agjencinë franceze të lajmeve AFP, se të dhënat tregojnë që java e kaluar ka gjasë që të jetë më e nxehta që nga fillimi i regjistrimit të të dhënave më 1940. / KultPlus.com

Të ngjajshme