Tornado shkatërruese godet shtetin amerikan Iowa, Kurti shpreh pikëllimin e tij

6 Mars, 2022 - 9:16 pm

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur pikëllimin e tij për lajmin e tordanos shkatërruese që goditi të dielën shtetin Iowa në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shkruan KultPlus.

Ai iu shprehu ngushëllime viktimave, derisa falënderoi autoritetet për reagimin.

“I pikëlluar kur dëgjova lajmin e tornados shkatërruese që ka goditur miqtë tanë në Iowa. Mirënjohës për veprimet e reaguesve të parë dhe ngushëllime për familjet që humbën të dashurit e tyre”, ka shkruar Kurti në Twitter. /KultPlus.com

Të ngjajshme