2 Tetor, 2022 - 10:00 am
Të paktën 174 persona kanë vdekur në një rrëmujë në një ndeshje futbolli në Indonezi, e cila është bërë një nga fatkeqësitë më të rënda të sportit në botë.
Rreth 180 persona u lënduan gjithashtu, pasi ekipi vendas Arema FC humbi ndaj rivalëve të shtunën në Malang, Java Lindore.
Rrëmuja ndodhi pasi policia përdori gaz lotsjellës, kur tifozët pushtuan fushën, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
Ndërsa u përhap paniku, mijëra njerëz provuan të largoheshin drejt daljeve të stadiumit Kanjuruhan, ku shumë u mbytën.
Raportet fillestare ishin se numri i të vdekurve është rreth 130, por Emil Dardak, zëvendësguvernatori i Java-s Lindore, më vonë njoftoi një rritje të konsiderueshme që e çoi shifrën në 174, duke shtuar se 11 persona të tjerë janë të plagosur rëndë.
Presidenti Joko Widodo ka urdhëruar që të gjitha ndeshjet në ligën më të lartë të Indonezisë duhet të ndalen derisa të kryhet një hetim.
BREAKING: At least 127 people killed, 180 injured in riot at football stadium in Indonesia, police say pic.twitter.com/WmuI67yJoi
— BNO News (@BNONews) October 1, 2022