9 Janar, 2023 - 10:30 pm
Të paktën 70 persona u plagosën dhe kishin nevojë për kujdes mjekësor pasi mbështetësit e ish-presidentit brazilian Jair Bolsonaro sulmuan ndërtesat e qeverisë federale të Brazilit të dielën pasdite, sipas sekretarit të shëndetësisë së vendit. 6 persona u plagosën rëndë dhe u dërguan në spitale.
Mes të plagosurve ka edhe gazetarë dhe policë. Trazirat erdhën vetëm një javë pas inaugurimit të Lula da Silva, i cili u rikthye në pushtet pas 12 vitesh pas fitores ndaj Bolsonaro në balotazhin e zgjedhjeve më 30 tetor. Të paktën 400 persona janë arrestuar, kanë konfirmuar autoritetet.
Duke vizituar vendin e ngjarjes, Presidenti premtoi se do të ndëshkonte personat e përfshirë në dhunë. Më herët, Lula da Silva i përshkroi ngjarjet në kryeqytet si “barbare” dhe tha se “mungesa e sigurisë” i kishte lejuar mbështetësit “fashistë” të Bolsonaro të shkelin barrierat e vendosura nga personeli i sigurisë. /abcnews.al/ KultPlus.com