14 Shtator, 2020 - 7:58 pm
Me rastin e Ditës së 106-të Botërore të Migrantëve dhe Refugjatëve, e cila do të festohet më 27 Shtator, Zyra e Migrantëve të Asti organizon “Migrantes Festival”, një përmbledhje kulturore e cila do të zhvillohet në disa nga pikat historike më të rëndësishme të Astit për të reflektuar në disa aspekte të fenomenit të migrimit të njerëzve.
Titulli “Sconfinare (të heqësh kufijtë), Udhëtim në kërkim të tjetrit dhe gjetkë “është frymëzuar nga eseja me të njëjtin titull e shkrimtares Donatella Ferrario, mysafire e natës së hapjes, 18 shtator, në orën 21, në Piazza Cattedrale.
Fokusi këtë vit do të jetë në temën e kapërcimit të kufijve, jo vetëm gjeografikë, por edhe mendorë dhe kulturorë. Ky do të jetë lajtmotivi i ngjarjeve të shumta të planifikuara që do të prezantohen përmes vështrimit shumëdimensional dhe multidisiplinar të shkrimtarëve, artistëve, studiuesve, njerëzve të zakonshëm: njerëzve që kanë jetuar përvojën e “shkeljes” ose që kanë mbledhur histori të dëshmitarëve për të ruajtur dhe transmetuar kujtesën e pasazheve shpesh dramatike, me rezultate të pasigurta dhe kurrë të parashikueshme.
Pjesë e këtij programi të larmishëm do të jenë edhe tre artistët shqiptare Jane Plumbini, Leonard Plumbini dhe Ilir Shahini.
Leonard Plumbini dhe e bija, Jane, do të performojnë këngën e tyre “Differente-mente”, ndërsa piktori Ilir Shahini do të jetë pjesëmarrës me ekspozitën e tij personale të kuruar nga Qendra Kulturore Shqiptare “Margarita Xhepa”. Eventet do të realizohen nga 18 deri më 27 shtator. / KultPlus.com