Tre shkencëtarë rrëmbejnë çmimin Nobel për Kimi

5 Tetor, 2022 - 12:11 pm

Ka nisur ndarja e çmimeve Nobel në fusha të ndryshme, ku pas atij të mjekësisë dhe fizikës, sot u nda edhe çmimi Nobel në Kimi, përcjellë KultPlus.

Çmimi Nobel në Kimi për vitin 2022 u është dhënë Carolyn R. Bertozzi, Morten Meldal dhe K. Barry Sharpless të mërkurën në Akademinë Mbretërore Suedeze të Shkencave në Stokholm për kiminë bioortogonale.

Në vitin 2021, çmimi Nobel në kimi iu dha shkencëtarëve Benjamin List dhe David W.C. MacMillan për zbulimin e një mënyre më të pastër mjedisore për të ndërtuar molekula ndërsa në vitin 2020 çmimi iu dha Emmanuelle Charpentier dhe Jennifer Doudna për zbulimin e mjetit të teknologjisë së gjeneve CRISPR/Cas9 gërshërë gjenetike. / KultPlus.com

Të ngjajshme