Tre vajza shqiptare përfundojnë programin e shkëmbimit TechGirls në SHBA

7 Gusht, 2023 - 2:34 pm

Tre vajza të reja shqiptare, Keona, Samanta dhe Sidorela përfunduan programin e shkëmbimit TechGirls në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ambasada e SHBA në Tiranë njoftoi sot se, të rejat përfaqësuan Shqipërinë gjatë këtij shkëmbimi veror me bazë në SHBA i cili fuqizon dhe mbështet vajzat e moshës 15-17 vjeç ndërsa ato ndjekin arsimin e lartë dhe karrierën në shkenca, teknologji, inxhinieri dhe matematikë (STEM).

Të treja vajzat ndoqën leksione të lidhura me teknologjinë dhe u lidhën me bashkëmoshatarët e tyre nga e gjithë bota përmes seminareve inovative dhe trajnimeve me teknologë amerikanë.

Si pjesë e programit vijues TechGirls, tre vajzat tani po punojnë me Bruna Rizvanollin këtu në Shqipëri në projekte për të përmirësuar komunitetet e tyre lokale.

“Ambasada e SHBA-së është krenare të mbështesë iniciativat që ndihmojnë vajzat e reja të bëhen brezi i ardhshëm i grave udhëheqëse në STEM. Urime vajza që përfaqësuat kaq mirë Shqipërinë!”, përfundon njoftimi ambasadës amerikane./ atsh / KultPlus.com

Të ngjajshme