27 Tetor, 2019 - 7:00 pm
Jaxson Krzysix është 3 vjeçari i cili vesh rrobat e përshtatshme dhe fillon ngjitjen në male bashkë me babin e tij madje duket shumë entuziast në këtë përvojë. Ai ka ngjitur edhe Scafell Pike e cila është edhe maja më e lartë e Anglisë, transmeton KultPlus.
Tre-vjeçari Jaxon Krzysix ka pushtuar majat më të larta në Angli, Skoci dhe Uells.
I ndihmuar nga prindërit, Jaxon, ngriti një shoqatë bamirësie që ndihmon fëmijët me probleme në shëndet, pasi një mik 2 vjeçar i tij nga çerdhja, vdiq në moshën dy vjeçare.
Babai i vogëlushit mendon se ai është më i riu në moshë që ka realizuar këtë sfidë pasi në një kërkim që ka bërë në internet ka gjetur se më i vogli i regjistruar para të birit ishte vetëm 6 vjeç.
Babai i tij Cal Krzysix e ka filmuar gjatë këtyre përvojave dhe në një rast ai duket shumë entuziast. Një moment është në majën Ben Nevis, në Skoci ku ai lumtur i thotë babait: ‘Jam në majën e botës babi’.
Në të gjitha këto përvoja vogëlushi është ngjitur i vetëm pa kurrë farë mbështetje. Ka ecur i vetëm për orë të tëra. /KultPlus.com