22 Tetor, 2019 - 7:30 pm
Një vit pas asaj bisede pa kokë e këmbë te bar AMERIKA, ku Fredi iu përgjërua plot afsh e passion Olianës, nën një nur indifference, por duke ndjerë diçka t’i forcohej mes këmbëve, që ajo ta mbante më në konsideratë figurën e tij dhe tjetra e nxori jashtë orbite me një përgjigje qej-mos-prishëse të huazuar nga akejtë e lashtë “këtu jemi, punë që pret…” Fredit iu shfaq në ëndërr Oliana.
Kishte shumë mistere e gjithë kjo histori. E para, sepse Fredi nuk shihte ëndrra qysh prej 30 vjetësh. E dyta, sepse ai ishte mendjembledhur dhe nuk i kthehej historirave, të cilat i konsideronte një kapitull i mbyllur. Dhe e treta, sepse ai e pati harruar Olianën fill pas asaj bisede, ku saçmet e çiftes së tij seksuale fluturuan në hava, pa e kapur gjahun.
Pse e pashë, pyeti veten, duke ndezur një cigare, si për të shtuar më tej hidhësinë e gojës, aty nga ora pesë e mëngjesit, kur ia kishte filluar lehurimës qeni i parë.
Merret vesh, s’kish kush i përgjigjej dhe, teksa u nis për në banjë, u mundua ta rikujtonte atë ëndërr të çuditshme. Iu kujtua fillimi i ëndrrës, me Olianën duke u ngjitur nëpër ca shkallina dredhore, të cilat nuk mbaronin kurrë dhe shfaqjen e saj të menjëhershme ne dhomën e tij me këmbët e bukura nën fundin e shkurtër, vithet e kërcyera lart dhe pastaj ai kthim i vrullshëm I Olianës drejt tij, me gjinjtë si dy dardha të hapur paksa buzët e shpërveshura, si t’i kishte çarë një kalim i vrullshëm thike. Ishte ironike e po e këshillonte të mos ecte më mbas femrave të veshura me minifund, kur këto ngjiteshin nëpër shkallë…
Fredi pati murmuritur i mahnitur një si biçim “nuk më bëjnë këmbët të dal para teje” dhe, si kishte zgjatur dorën, e kishte future pëllëmbën mes kofshëve të saj të ngohta e dridhëruese, duke prekur diçka të mëndafshtë. Kaq ishte dashur dhe Oliana pat rënkuar thellë e i qe futur në trup, e xhveshur në të qintën e sekondës….
Nuk mbante më asgjë, përveç atyre lëvizjeve të vrullshme, deri sa kishte përjetuar një orgazëm që e kishte zgjuar nga gjumi, si një kënaqësi e skajshme.
Pse e pashë, pyeti sërish veten i habitur dhe këtë pyetje e përsëriti deri në mëngjes, duke u përpjekur të rikujtojë copëra detajesh nga ajo skenë e fortë, deri sa arriti në një mozaik, ku gjinjtë rrinin drejt, paksa të hapur,me thithat e vogla të kuqerremë e të puprruara….
Fredi kundroi me sytë e mendjes gjithë atë mëngjes belin e ngushtë prej topmodeleje, që vinte nga ajo masa nja 96 e vitheve te jo më shumë se 60-ta, shpatullat e gjera prej notareje dhe kërthizën fare të vogël, gati të padukshme në sheshtësinë e barkut të Olianës dhe më në fund, i lodhur nga pabesia intime ëndërrore, vendosi t’i shkruajë një copë pusullë Olianës së ringjallur tashmë.
Oliana
Po të shkruaj këtë letër për të të vënë në dijeni, se sot rreth orës 5 pa 5 minuta të mëngjesit m’u shfaqe në ëndërr dhe gjatë saj bëra dashuri të pavullnetshme me ty. Ishe tmerrësisht seksi, por unë pot ë përshkruaj për të të kërkuar falje, që shfrytëzova imazhin tënd për arsye seksuale pa dijeninë tënde. Të falenderoj për kënaqësinë e afruar nga seksi yt, kënaqësi kjo e paprovuar prej vitesh. Me shumë respekt, Fredi!
Ai e la letrën për Olianën te kafe AMERIKA, ku ajo pinte kafen gjithmonë dhe harroi përsëri tjetrën, mirëpo dy ditë më pas banakieri bullafiq i AMERIKËS i zgjati pa shumë ceremoni një zarf.
-Eshtë për ty!, – i tha.
Fredi ndjeu një ankth të menjëhershëm, tek po hapte zarfin. Letra ishte shkruajtur në kompiuter me një alamet gërme, a thua Fredi ishte një kokërr qorri, që s’kishte shok, dhe në të shkruhej:
Fredi,
Mos u mërzit, pasi këto gjëra janë gjëra që ndodhin. Situatën tënde të pardjeshme unë e kalova para gjashtë muajsh dhe ndjeva gjithashtu, si ty, një kënaqësi sublime të paprovuar më parë. Kur u zgjova e tronditur, pyeta veten PSE? PSE duhej të ndodhte ky bashkim në ëndërr dhe jo në jetë?! Gjeta një përgjigje: unë jam guximtare vetëm në ëndërr! Kurse në jetë … një femër e realizmit socialist! Unë të shkruajta edhe për të kërkuar falje, jo vetëm për shfrytëzim pa dijeninë tënde të imazhit tënd, por edhe diçka tjetër: mbathjet e tua atë natë ishin shumë pis, kurse çorapet i kishe të grisura, gjë që unë besoj se nuk qëndron në realitet. Por, të siguroj, në seks ishe një profesionist I vërtetë! Oliana.
Nga ajo ditë, urat e komunikimit mes tyre janë ndërprerë sërish, por Fredi tani e shikon gjithmonë e më dendur Olianën në ëndërr. Tani janë mbushur plot dy vjet që ndodh kjo histori. Njerëzit transformohen drejt plakjes me kalimin e viteve, ndërsa ajo në ëndërr sa vjen e bëhet më e re e më e bukur. Bile, edhe më e paturpshme e më naïve….
(Shkëputur nga libri “Hollësira fatale”)