5 Dhjetor, 2020 - 8:56 pm
Suada Qorraj
Punë që ka filluar që në dymijë e gjashtëmbëdhjetën si synim për të krijuar një hapësirë që ofron mbështetje e njohje reciproke të punës së personave kreativ shqiptar kudo në botë. Gratë nuk e kanë vendin në kuzhinë, historia e tyre duhet të dëgjohet. Pikërisht hapësira që nuk i kushtohet grave shqiptare bëri që të krijohet Magazina “O – Gocë”, shkruan KultPlus.
Në një intervistë me një nga përfaqësueset e kësaj magazine, Frosina Islami shpalosim më shumë detaje rreth lasnimit të linjave të magazinës “O – Gocë”. Isalmi tregon se ndonëse ka qenë një rrugëtim sfidues, njëkohësisht lansimi i kësaj magazine ka qenë përmbushës.
“Një rrugëtim përmbushës mirëpo shumë shumë sfidues! Meqenëse trajtojmë tema taboo (sidomos në numrin e dytë të revistës) ka qenë vështirë për intervistuesit me u shprehë në aspekte qe ata I ka prekë emocionalisht dhe ndonjëherë edhe psikiqisht. Për më tepër që revistën e kemi publiku nga fillimi deri në fund në fonde personale të Geraldës pa asnjë grand dhe asnjë spozor. Dhe atë duke pasur një punë më orar të plotë të gjitha ne, e çka nuk n’a e ka bërë të lehtë ka qenë fakti që të gjitha kemi jetu larg njëra-tjetrës andaj organizimi në mes të ekipës ka qenë shpeshë herë I vështirë”, tha ajo.
Magazina “O – Gocë” deri sot ka sjellur dy linja për publikun. Linja e parë e cila doli në vitin dymijë e nëntëmbëdhjetë u emërua “Kissmet issue”. Islami tregon se ky emërim erdhi pikërisht për faktin se përgatitja e linjës së parë morri shumë kohë dhe nuk e dini se kur ishte kismeti për ta lansuar. Tutje ajo ka shtuar se kjo linjë ka përfshirë tre tema kryesore.
“E kemi quajtur “Kismet issue” pikërishtë për faktin që na mori shumë kohë e nuk e dishëm kur do t’I vijë kismet për t’a lanësuar. Është lanësuar në Gusht të vitit 2019 në Londër-Angli dhe ka përfshirë 3 tema kryesore, kufinjët, sinergjinë femërore dhe kulturën”, pohoi Islami.
Kurse linja e dytë kalon tek ana emocionale duke përfshirë elemnte të muajit të dashurisë, pikërisht kohës kur dhe u lansua për publikun. Frosina Islami tregon se ky numër mori emrin “Romarit State of Mind” ngase erdhi për publikun në kohën kur njerëzit janë më hapur të shprehin ndjenjat e tyre.
Islami ka vazhduar duke treguar se lasnimi i linjës së tretë të kësaj magazine pritet të bëhet në muajit e parë ti vitit të ardhshëm. Ajo ka rrëfyer se tre linjat e deri tanishme dallojnë mes vete nga përmbajtja. Sipas saj linja e parë ka rrëfime kulturore, e dyta përfshinte vetëm dashurinë kurse linja e tretë synon të sjell përceptimet e gjyshërve kundrejt ndryshimeve të kohës.
“Numrin e parë dhe të dytë të revistes më së shumti dallojnë nga përmbajtja, në numrin e parë kemi folur më tepër për rrefime kulturore dhe për sinergjine femërore, ndërsa në të dytën it was all about love and feelings. Në numrin e tretë do të flasim më tepër për gjeneratat e gjyshërve tanë dhe se si ata i përceptojnë ndryshimet e kohës prej rinisë së tyre deri në pleqëri”, shtoi Islami.
Magazina “O – Gocë” deri më sot nuk ka ardhur në gjuhën shqipe, mirëpo pothuajse të gjitha historitë që rrëfehen brenda linjave të kësaj magazine janë të lidhura më shqiptarët dhe historitë e tyre, dhe si të tilla kanë udhëtuar në Londër, Amerikë por edhe në Evropë.
Krejt në fund Islami ka treguar se deri më tani një nga rrëfimet që i ka lënë më së shumti përshtypje është ai i një vajze që kishte si tematikë “dating outside your race”. Sipas saj në këtë rrëfim shpreheshin sfidat dhe paragjykimet me të cilat ishte ballafaquar si dhe traumën e dështimit emocional që ka lënë tek ajo./ KultPlus.com