Tri gra të vrara nga një dorë burri në Tiranë, Kuvendi mban 1 minutë heshtje për viktimat

2 Mars, 2023 - 10:53 am

Në nisje të seancës plenare, Kuvendi i Shqipërisë ka mbajtur 1 minutë heshtje për 3 gratë e vrarë nga Dan Hutra ditën e mërkurë në Tiranë.

“Me dhimbje të gjithë e kemi përcjellë këtë rast për jetën e grave që u mor tragjikisht. Ngjarja e djeshme duhet të na bëjë të reflektojmë dhe të vihemi të gjithë në lëvizje. Dështimi në parandalimin e këtij krimi të rëndë është një alarm për të gjitha agjencitë ligjzbatuese, institucionet, komunitetin, shoqërinë. Agresori u kap dhe meriton dënimin maksimal sipas ligjit”, u shpreh kryeparlamentarja Lindita Nikolla e cila tha theksoi se kjo ngjarje e rëndë është këmbanë alarmi pë institucionet dhe shoqërinë.

Hutra ka shkuar fillimisht në Astir dhe dhe ka plagosur me thikë shtetasen M. G., 40 vjece. Më pas, Hutra shkoi me një makinë që e kishte marrë me qera, në Kodër-Kamzë, te banesa e ish-bashkëjetueses së tij.

Ai plagosi me armë zjarri shtetaset Elena Hysa, 35 vjeçe, dhe Kujtime Hysa, 60 vjeçe (ish-bashkëjetuesja e tij dhe nëna e saj) dhe ka vrarë me armë zjarri shtetaset Mevlute Hysa 30 vjeçe, (motra e ish-bashkëjetueses së tij) dhe Hasime Dafku 30 vjeçe, (e fejuara e vëllait të ish-bashkëjetueses).

Pas kësaj ngjarjeje, autori ka lëvizur në drejtim të rrugës “Abdyl Elmazi”, në rrugën e Arbrit, ka vijuar në rrugën “Besëlidhja”, Bathore dhe rreth orës 12:48 minuta ka ndaluar te banesa e familjes Kurti, ku ka vrarë me armë zjarri shtetasen Etleva Kurti, 31 vjeçe.

Hutra është vënë në pranga pas disa orësh në arrati në zonën e Sharrës, në periferi të Tiranës. /Gazeta Express / KultPlus.com

Të ngjajshme