5 Dhjetor, 2022 - 10:49 am
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar sot se edhe tri shkolla të reja do t’i shtohen kryeqytetit.
Sot është nënshkruar edhe kontrata dhe lajmin e ka bërë të ditur vetë Rama duke njoftuar se 2500 nxënës do të shkojnë në këto shkolla.
“Sot, nënshkruam kontratën për ndërtimin e tri shkollave te reja dhe mirëmbajtjes së tyre në periferi të Prishtinës:
Sofali
Mat
Prishtina e Re
2500 nxënës do të shkojnë në këto shkolla, 2500 makina më pak do të ketë qendra e Prishtinës, 2500 familje do të lirohen nga stresi i mëngjeseve dinamike.
Faleminderit ekipit të Departmentit të Partneritetit Publiko-Privat (PPP) për bashkëpunimin e shkëlqyer!”, shkruan Rama. / KultPlus.com