1 Shkurt, 2020 - 2:30 pm
Festivali i Filmit në Berlin tërhoqi një çmim të dhënë për ish-drejtorin e festivalit Alfred Bauer, pasi u zbulua se ai ishte një ish-zyrtar i lartë nazist.
Vendimi u mor nga organizatorët e festivalit pasi e përjavshmja gjermane Die Zeit publikoi një dokument që zbulonte të kaluarën e diskutueshme të Bauer.
Bauer ishte i përfshirë ngushtë në një organizatë propagandistike të themeluar në vitin 1942 nga Joseph Goebbels, njoftoi Guardiani britanik.
Die Zeit erdhi në zbulimin e Bauer falë hulumtimeve historike, të cilat treguan se ai ishte anëtar i Partisë Naziste, si dhe krahu paramilitar i saj para luftës.
Gazeta përdori dokumente nga Arkivi Kombëtar, Arkivi i Qytetit në Berlin, i cili tregoi se Bauer ishte përgjegjës për spiunimin e aktorëve, regjisorëve dhe përfaqësuesve të tjerë të industrisë së filmit.
Ai besohet të ketë hequr sistematikisht të gjitha gjurmët e së kaluarës së tij naziste pas luftës.
Bauer u emërua drejtori i parë i Berlinale-s në 1951 dhe mbeti në atë pozicion deri në daljen në pension në vitin 1976. /tesheshi/ KultPlus.com