27 Maj, 2020 - 7:00 pm
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, të mërkurën ka kërcënuar që të “sistemojë fuqishëm” apo edhe të mbyllë platformat e rrjeteve sociale, pasi Twitteri i etiketoi dy nga postimet e tij si “të pabaza” dhe e akuzoi atë për pretendime të rrejshme.
“Republikanët ndjejnë se Platformat e Rrjeteve Sociale totalisht heshtin zërat e konservatorëve. Ne fuqishëm do të sistemojmë, apo edhe të mbyllim ato, para se të lejojmë që kjo të ndodh”, ka shkruar Trump në Twitter.
Twitter kishte etiketuar dy postime të presidentit të SHBA-së të martën, ku kishte shkruar se votimi me postë do të qonte te mashtrimet apo “Zgjedhje të Kurdisura”.