9 Shtator, 2020 - 2:15 pm
Vetëm disa javë pasi ndihmoi për të ndërmjetësuar paqen midis Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe Presidenti i SHBA-së Donald Trump është nominuar për Çmimin Nobel të Paqes në 2021, shkruan FowNews, transmeton KultPlus.
Emërimi është paraqitur nga Christian Tybring-Gjedde, anëtar i Parlamentit Norvegjez, për përpjekjet e tij drejt zgjidhjes së konflikteve të zgjatura në të gjithë botën.
“Për meritat e tij, unë mendoj se ai ka bërë më shumë duke u përpjekur për të krijuar paqe midis kombeve sesa shumica e të nominuarve të tjerë për Çmimin e Paqes,” Tybring-Gjedde, një anëtar me katër mandate i Parlamentit i cili shërben gjithashtu si kryetar i delegacionit Norvegjez në Asamblenë Parlamentare të NATO-s , i tha Fox News në një intervistë ekskluzive./ KultPlus.com