Trumpi thotë se do ta fitonte Nobelin ‘nëse do të ndahej në mënyrë të drejtë’

24 Shtator, 2019 - 3:00 pm

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump thotë se ai e meriton çmimin Nobel për një varg çështjesh, mirëpo nuk e ka fituar atë, sepse çmimi nuk është ndarë në mënyrë të drejtë.

“Unë mendoj se do të merrja një çmim Nobel për shumë gjëra, nëse ata do ta jepnin atë me të drejtë, gjë që ata nuk e bëjnë”, tha Trump, më 23 shtator, në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, përcjell rel.

Komenti i Trumpit erdhi si përgjigje e një vërejtjeje nga një gazetar, se Trump do të meritonte një çmim Nobel nëse ai mund të zgjidhë mosmarrëveshjen midis Indisë dhe Pakistanit mbi rajonin e ndarë të Kashmirit.

Kashmiri pretendohet nga India dhe Pakistani, që kur këto vende e fituan pavarësinë nga Britania e Madhe në 1947.

Presidenti amerikan ka ofruar të ndërmjetësojë mosmarrëveshjen, e cila ka çuar në dy luftëra midis rivalëve rajonalë.

Paraardhësi i Trumpi, ish presidenti amerikan, Barack Obama, e kishte fituar çmimin Nobel.

Trump tha se Obama e mori çmimin aq herët në presidencën e tij sa që “ai nuk e kishte idenë pse e mori atë”.

“Kjo ishte e vetmja gjë për të cilën u pajtova me të”, tha Trump. / KultPlus.com

Foto: Reuters

Të ngjajshme