10 Shkurt, 2023 - 11:30 pm
Edhe një herë tjetër, “Tryeza e Sportit”, e organizuar nga Ministria e Sportit në bashkëpunim me Komitetin Olimpik të Kosovës, ka bashkuar përfaqësues të institucioneve, federatave dhe pjesëtarë të tjerë të komunitetit të sportit, shkruan KultPlus.
MKRS përmes një postimi në “Facebook”, njoftuan edhe për gjërat që u diskutuan.
Postimi i plotë:
“Tryeza e Sportit” e treta në radhë, e organizuar nga Ministria e Sportit në bashkëpunim me Komitetin Olimpik të Kosovës, bëri përsëri bashkë përfaqësues të institucioneve, federatave dhe pjesëtarë të tjerë të komunitetit të sportit.
U diskutua për politikat ekzistuese dhe zhvillimin e reformës në sport. Për Ligjin për Sport, që vlerësohet të jetë reforma më e madhe në këtë fushë.
Drafti i fundit i strategjisë së parë shtetërore për zhvillimin e sportit, për vitet 2023 – 2030, gjithashtu u prezantua gjatë ditës së sotme, draft ky i cili shumë shpejtë pritet të publikohet në platformën e konsultimeve publike.
Të pranishmit diskutuan për procesin e licensimit të federatave sportive sipas Udhëzimit të ri Administrativ si dhe për kategorizimin e tyre për vitin 2023.
Sfidat në përfaqësim në garat ndërkombëtare dhe marrëveshja e bashkëpunimit mes MKRS dhe KOK, ishte tema përmbyllëse e tryezës. Në fillim të këtij muaji, është nënshkruar Memorandum i Bashkëpunimit ndërmjet MKRS dhe Komitetin Olimpik të Kosovës, për të ngritur kapacitet e përbashkëta me qëllim të ndjekjes së rrugëve ligjore në rastet e diskriminimeve të ekipeve të sportistëve vendorë në garat ndërkombëtare.
Faleminderit të gjithë atyre që ishin prezent dhe dhanë idetë e kontributin e tyre në këtë takim”, thuhet në postimin e saj. /KultPlus.com