Tryezë shkencore nga Dega e Etnologjisë së Institutit Albanologjik

10 Nëntor, 2023 - 4:00 pm

Tryeza shkencore mbahet në Institutin Albanologjik, me temën: “Atlaset etnografike të fshatrave në Kosovë e Shqipëri: reflektim mbi kompleksitetin e hulumtimit të fshatit bashkëkohor” më 14 nëntor 2023, ora 11:00.

Dega e Folklorit dhe Dega e Etnologjisë të Institutit Albanologjik organizojnë tryezë shkencore me temën: “Atlaset etnografike të fshatrave në Kosovë e Shqipëri: reflektim mbi kompleksitetin e hulumtimit të fshatit bashkëkohor”.

Kjo tryezë organizohet në kuadër të projektit “Atlasi Etnografik i Fshatit në Kosovë” dhe bëhet në bashkëpunim me kolegët tanë nga Instituti i Antropologjisë Kulturore dhe Studimeve të Artit në Tiranë të cilët kanë punuar në ” Atlasin etnografik të fshatit shqiptar sot”. / KultPlus.com

Të ngjajshme