6 Shtator, 2020 - 2:07 pm
Një turist amerikan i cili këto ditë ka vizituar kryeqytetin e Kosovës, ka vetëm fjalë të mira për vendin tonë – në veçanti pas lehtësimit të masave mbrojtëse kundër COVID-19.
Ai i kaloi në Prishtinë disa ditë ku shijoi specialitete të ndryshme nga kuzhina tradicionale, duke i vënë theks të veçantë mënyrën unike të bërjes së kafesë (makiatos), transmeton KultPlus.
Ai madje fton të tjerët që ta vizitojnë Kosovën, duke e cilësuar si vendin më të mirë në botë pas masave lehtësuese kundër coronavirusit.
Për ta dokumentuar këtë vizitoi lagje të ndryshme të kryeqytetit, ku binin në sy shtatoret e politikanëve amerikanë që ndihmuan në çlirimin e Kosovës siç është presidenti Bill Clinton si dhe Sekretarja Madeleine Albright.
Ky i ri nga SHBA-të, thotë se është kënaqësi të vizitohet ky vend në veçanti për qytetarët amerikanë, për shkak se Kosova njihet si një nga vendet më pro-amerikane në botë dhe vazhdimisht me flamuj amerikanë të vendosur nëpër lokale e sheshe – shprehet mirënjohja ndaj këtij vendi. / KultPlus.com