10 Korrik, 2020 - 8:28 pm
Kreu i Twitter-it, Jack Dorsey do të dhurojë tre milionë dollarë për t’u mundësuar kryebashkiakëve të disa qyteteve në SHBA të eksperimentojnë me krijimin e një të ardhure universale.
Shuma do t’i jepet shoqatës së sapokrijuar “Kryebashkiakët për të ardhurën universale”, e cila bashkon kryetarët e 16 qyteteve të vendit, aktivistë në favor të vendosjes së një të ardhure universale.
“Është një mjet për mbylljen e boshllëkut të pasurisë dhe të ardhurave, nivelimin e pabarazive sistemike që lidhen me ngjyrën e lëkurës ose gjininë dhe krijimin e sigurisë ekonomike për familjet”, komentoi Dorsey në Twitter.
“Jemi mirënjohës për këtë mbështetje. Së bashku, ne mund ta bëjmë ekonominë e SHBA-së të funksionojë për të gjithë”, iu përgjigj shoqata e kryebashkiakëve po në Twitter. /KultPlus.com