3 Korrik, 2020 - 3:29 pm
Vegim (Kasim) Qerkezi, me 27 mars të vitit 1999, ishte 19 vjeçar kur e morën forcat serbe dhe më pas i vranë bashkë me kushërinjtë e tij. Por deri më tash, nuk dihej asgjë për trupin e Vegimit.
Ditë më parë, është identifikuar trupi i Vegim Qerkezit, për të cilin nuk dihej asgjë prej 21 vitesh, ishte varrosur në një fshat të Shqipërisë dhe vetëm pas verifikimeve mjekësore është bërë i mundur identifikimi i tij.
Në nderim të tij, Komuna e Gjakovës bashkë me Komisionin Qeveritar për Persona të Pagjetur organizuanë sot ceremoninë e rivarrimit të martirit Vegim Kasim Qerkezi.
Në Varrezat e Martirëve në Çabrat të Gjakovës fillimisht janë bërë homazhe tek arkivoli i martirit.
Te varrezat e dëshmorëve në Çabrat të Gjakovës ka qenë e pranishme edhe Ferdonije Qerkezi, nga shtëpia e të cilës u rrëmbye Vegimi bashkë me bashkëshortin e Ferdonijës, djemtë e saj dhe miqtë e familjes. / KultPlus.com