3 Maj, 2023 - 2:38 pm
Britania e Madhe nuk u dërgoi ftesa për ceremoninë e kurorëzimit të Mbretit Charles, udhëheqësve të Rusisë, Bjellorusisë, Iranit, Mianmarit, Sirisë, Afganistanit dhe Venezuelës. Këtë e raporton Reuters duke cituar një burim të paidentifikuar nga Britania e Madhe.
Sipas tij, në kurorëzimin ishin të ftuar krerët e shteteve me të cilët Londra ka marrëdhënie të plota diplomatike, si dhe përfaqësues të rajoneve britanike dhe territoreve jashtë shtetit.
Kur bëhet fjalë për Korenë e Veriut dhe Nikaraguan, ftesat iu dërguan diplomatëve të rangut të lartë, jo krerëve të shteteve.
Mbreti Charles do të kurorëzohet të shtunën, më 6 maj./abcnews.al/ KultPlus.com