29 Mars, 2021 - 9:30 am
Ndoshta nuk doni ta besoni, por një i ri nga Australia është pa mëdyshje udhëtari më i veçantë në botë.
Tom Dury përshkoi me sukses 2500 kilometra gjatë karantinës pranverën e vitit të kaluar me skateboardin e tij.
Dury kishte planifikuar të udhëtonte 4,000 kilometra nga Melburni në Cairns, dhe arriti të udhëtonte 2,500 kilometra.
Këto mijëra kilometra ai i bëri për 9 javë.
Duke deklaruar se ka edhe një mijë e 500 kilometra rrugë, Dury tha se nuk e kuptoi sa e madhe ishte Australia.
“Unë nuk e kuptova se sa e madhe është Australia. Do të përfundoj turneun në të gjithë vendin me kilometrat e mbetura“, tha i riu. / KultPlus.com