Udhëtimet me kuaj, eksperiencë e mrekullueshme për të zbuluar Zagorinë

1 Dhjetor, 2024 - 7:32 pm

Shqipëria është shndërruar tashmë në një destinacion turistik gjithëvjetor, ku turizmi mund të zhvillohet jo vetëm në pranverë dhe verë pranë detit, por edhe në dimër e vjeshtë, duke ushtruar sportet e dëborës, çiklizmit, hipizmit etj.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ndau në rrjete sociale momente nga qendre kalërimi në Zagori, që po frekuentohet nga vizitorë të shumtë edhe këtë fillim sezoni dimëro.

“Mbaroi sezoni?! Jo more jo … Shih sa shumë aktivitete mund të bëni ende”, shkroi Kumbaro.

Sipas saj, udhëtimet me kuaj me Caravan Horse Riding Albania janë një alternativë për tu kënaqur për të zbuluar Zagorinë.

“kalërimi me kuaj është një eksperiencë e mrekullueshme që duhet ta provoni patjetër”, tha ajo.

“Caravan Horse Riding Albania” është vendosur mbi kodrat e fshatit “Asim Zeneli”, një mjedis ideal për t’u dhënë lirinë e natyrës 40 kuajve të kësaj qendre.

Përballë shfaqet pamja e luginës së Drinos dhe qyteti i Gjirokastrës, pasuri e UNESCO-s. Qendra gjendet shumë pranë disa siteve me rëndësi historike, kulturore dhe natyrore që janë bërë edhe pjesë e itinerareve që ofrohen për kalorësit.

Partnerët lokalë të kësaj qendre janë 12 familje pritëse, një rrjet hotelesh, restorantesh, njësish të vogla, fermerë lokalë që furnizojnë fermën me ushqim gjithëvjetor për kuajt, farmaci veterinare, artistë, artizanë, fermerë, ferma të vogla, agjenci të specializuara në off road etj./ KultPlus.com

Të ngjajshme