24 Gusht, 2022 - 10:37 am
Ukraina sot feston festën e saj kombëtare gjashtë muaj që nga fillimi i pushtimit të Rusisë.
‘’Është një ditë e rëndësishme për ukrainasit dhe “armikun tonë”, theksoi presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ndërsa paralajmëroi publikun që të respektojë rregullat e sigurisë dhe të respektojë shtetrrethimin pasi sulmet ruse ishin të mundshme.
Ai tha gjithashtu se ‘’synon të shpërndajë çmime për ukrainasit që kontribuan në fuqinë e vendit për Ditën e Pavarësisë, e cila shënon 31 vjet që nga ndarja e Ukrainës nga Bashkimi Sovjetik’’.
“Ne kemi planifikuar shumë aktivitete – diçka që do të theksojë rrugën që kemi bërë. Të festojmë së bashku në të gjithë territorin tonë – të lirë dhe të pushtuar përkohësisht, sepse njerëzit tanë po luftojnë kudo,” tha Zelensky.
SHBA paralajmëruan gjithashtu paraprakisht se Rusia mund të përdorë përvjetorin për të nisur sulme të intensifikuara ndaj infrastrukturës civile të Ukrainës dhe objekteve qeveritare. / atsh / KultPlus.com