15 Dhjetor, 2024 - 9:00 pm
Ukraina ka kërkuar falje publike nga organi qeverisës botëror i futbollit, FIFA për përcaktimin e Krimesë në një hartë të përdorur në shortin për kualifikueset e Kupës së Botës 2026.
Gjatë një video para shortit të premten, u shfaq një hartë që tregonte se Krimeja ishte pjesë e Rusisë, jo e Ukrainës.
Rusia aneksoi gadishullin në vitin 2014, por komuniteti ndërkombëtar nuk e njeh këtë.
“Ju jo vetëm që keni vepruar kundër ligjit ndërkombëtar, por gjithashtu keni mbështetur propagandën ruse, krimet e luftës dhe agresionin kriminal kundër Ukrainës”, i tha FIFA-s Heorhii Tykhyi, zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Ukrainës, përmes një postimi X vonë të shtunën.
Një zëdhënës i FIFA-s tha se grafika ishte hequr që atëherë nga videoja dhe situata ishte diskutuar me ukrainasit.
Rusia ka zhvilluar një luftë agresioni kundër Ukrainës fqinje për gati tre vjet.
Ukraina ka shpallur vazhdimisht synimin e saj për të çliruar Krimenë nga pushtimi rus./ KultPlus.com