31 Gusht, 2020 - 1:00 pm
Sot 23 vite më parë, një lajm vdekjeje do të trondiste botën. Më 31 gusht të vitit 1997, Diana ishte përfshirë në një aksident rrugore i ndodhur në tunelin në rrugën Pont de l’Alma, Paris, së bashku me mikun dhe të dashurin e saj Dodi Fayed dhe me shoferin e tyre Henri Paul.
Dodi dhe Henri vdiqën në vendin e aksidentit kurse Diana ishte dërguar e gjallë në spitalin Pitié-Salpêtrière. Pavarësisht përpjekjeve për ta shpëtuar Dianën mirëpo lëndimet e brendshme të saj ishin shumë të gjëra, dy orë pas aksidentit në 4:00 të mëngjesit , mjekët e prononcuan vdekjen e saj. Në 5 :30 të mëngjesit, vdekja e saj u njoftua në një konferencë për shtyp i mbajtur në spital nga një mjek, Jean-Pierre Chevènement (Ministri i Brendshëm i Francës) dhe Sir Michael Jay (ambasador i Britanisë në Francë). Njerëzit për shumë muaj vendosen lule, qirinj, kartat dhe mesazhet personale, jashtë pallatit Kensington.
Në mëngjesin e vonshëm Kryeministri francez, Bernadette Chirac, gruaja e Presidentit francez Zhak Shirak, dhe Bernard Kouchner Ministri i Shëndetësisë së Francës, vizituan trupin e pajetë të Dianës dhe i bënë nderimet e fundit. Pastaj në Paris erdhën dy motrat Lady Sarah McCorquodale dhe Lady Jane Fellowes,dhe Princi i Wellsit duke u larguar me trupin e saj për në Londër. Vdekja e saj e papritur dhe e papranushme e një figure jashtëzakonisht popullore mbretërore solli deklarata nga figura të larta në mbarë botën. Varrimi i saj në Westminster Abbey më 6 shtator 1997 tërhoqi rreth 3 milion njerëz në Londër, funerali i saj u ndjek nga shumë media botërore televizive me një transmetim të drejtpërdrejt. Fundi i Dianës u mbulua me mister. Dhjetëra teori konspirative morën jetë dhe të gjitha dilnin në një përfundim, vrasjen. Edhe sot ende kjo tragjikë grish. Libra dhe filma, komente e aludime, dokumentarë e panoramime vdekje, kanë krijuar atë panoramë ndarjeje me Dianën, princeshën sharmante dhe gruan që bëri kaq shumë për bujarinë dhe humanizmin, ka shkruar Albert Vataj.
KultPlus ju sjell disa nga thënie më të njohura të Princess Dinës:
“Unë nuk i ndjek rregullat e sundimit… Unë drejtoj me zemër, jo me mendje”
“Të gjithë duhet të vlerësohen. Çdo njëri prej nesh ka potencialin që të japë diçka në shkëmbim”
“Bëni një akt mirësie, pa pritur për shpërblim, e sigurt që një ditë dikush mund të bëjë të njëjtën gjë për ju”
“Më pëlqen të jem një shpirt i lirë. Disave nuk u pëlqen kjo, por kjo është mënyra se si unë jam”
“Dy gjëra qëndrojnë si guri: Mirësia në vështirësitë e tjetrit, kurajoja në vështirësitë tuaja”
“Secili prej nesh duhet të tregojë sa na intereson njëri-tjetri dhe gjatë këtij procesi duhet të kujdesemi për veten tonë”
“Njerëzit mendojnë se në fund të ditës një njeri është përgjigjja e vetme. Në të vërtetë, një punë që të përmbush është më e mirë për mua”
“Bëni vetëm atë që ju thotë zemra juaj”
“Jeta është thjesht një udhëtim” / KultPlus.com