21 Prill, 2023 - 2:00 pm
Italia po përballet me një kolaps të regjistrimeve në universitete, në një vend që mbetet prapa për nga numri i të diplomuarve dhe ku rrezikohet mbyllja e disa universiteteve në jug të vendit, sipas “La Repubblica”.
Roberto Di Lenarda, rektor në Universitetin e Triestes konfirmoi atë që të gjithë rektorët i frikësohen, rënia demografike, e cila kohët e fundit po bëhet dramatike.
“Boom” i diplomave në gjuhën angleze
Një mega universitet si Bolonja ka arritur të ketë pothuajse një kurs nga dy, dhe nga 260 në anglisht, kryefjala e të cilës është ndërkombëtarizimi.
Në të njëjtën kohë, aleancat po rriten si brenda ashtu edhe midis universiteteve evropiane, për të ndërtuar kurse trajnimi online.
Diploma të përbashkëta, deri në propozimin e rektorit të Universitetit të Mesinës, Cuzzocrea Salvatore për të nisur programin “Erasmus” (Skema e Veprimit të Komunitetit Evropian për Lëvizshmërinë e Studentëve të Universitetit), në Itali.
Duke parë ofertën arsimore për vitin e ardhshëm akademik, 190 diploma të reja të kërkuara, nga të cilat mbi 90 mastera, vihet re nxitja drejt diplomave evropiane.
“Bergamo do të lëshojë katër nga shtatë diplomat në gjuhën angleze, ndërsa Tuscia do të rrisë numrin e tyre nga një në 11 në vitin akademik 2023-2024. Aktiviteti kryesor në 2022 kishte për qëllim rekrutimin e studentëve të huaj”, tha rektori i Politeknikut “Marche”, Gian Luca Gregori në përurimin e vitit akademik në fund të marsit.
Një apel që nis nga vetëm 5% e studentëve ndërkombëtarë në Itali.
“Por, vitet e fundit vendi është bërë tërheqës sepse kostoja e jetesës është më e ulët dhe sistemi ynë universitar ofron një përgatitje të nivelit”, tha Stefano Ubertini, rektor i Universitetit të Tuscia-s.
Me shumë elementë që mungojnë, mes vonesave në bursa dhe viza për ata që vijnë nga vendet jo anëtare të BE-së, pika më e dhimbshme është mungesa e kampuseve universitare.
Plani Kombëtar i Rimëkëmbjes dhe Rezistencës (PNRR) vendos në dispozicion një fond prej 960 milionë eurosh për të trefishuar numrin e shtretërve, qëllimi është që numri i tyre të arrijë në 105 550 deri në vitin 2026.
Diplomat në gjuhën angleze tërheqin gjithashtu kërkesën e brendshme mes 19-vjeçarëve, një brez i rritur me “Netflix” dhe “Erasmus”.
Por, ata nuk i zgjerojnë njohuritë e tyre.
“Nuk ka më kuptim të shkosh në punë në moshën 18 vjeçare”
“Shqetësimi kryesor i universiteteve publike është rritja e përqindjes së të diplomuarve në vend që të shikojnë përtej kufijve. Ne duhet të kompensojmë rënien demografike duke rritur numrin e studentëve që regjistrohen në universitete, nuk ka më kuptim të shkosh në punë në moshën 18 vjeçare, duhet t’i bindim të studiojnë në një botë me ritme të shpejta”, tha Stefano Ubertini, rektor në Universitetin e Bolonjës, i cili është gjithashtu përgjegjës për orientimin e CRUI (Konferenca e Rektorëve të Universiteteve Italiane).
“Si? Me një ofertë trajnimi më të larmishme dhe tërheqëse, jo të gjithë duhet të jenë fizikantë apo shkrimtarë, duhet të trajnojmë edhe kamerierë për shembull, sepse të gjitha punët kanë dinjitet të barabartë”, shtoi ai.
Gjithashtu, sipas rektores së Sapienza-s, Antonella Polimeni synohet të regjistrohen sa më shumë të rinj për të shmangur shkretëtirëzimin e universiteteve në jug të vendit, dhe jo duke parë vetëm atë audiencë që nuk do të regjistrohej në universitet.
“Në çfarë mënyre? Për shembull, me një ofertë trajnimi që është më e ngjashme me rrugën që ndjekin institutet e teknologjisë. Trajnimi është hapi i parë i zhvillimit të vendit, arsimi është investim, jo kosto. Dhe kjo duhet mbajtur mend vazhdimisht”, tha ajo.
Diplomat që lidhen me botën e punës
Rektorëve nuk u pëlqen ta thonë, por Roberto Di Lenarda e bën të qartë.
“Duhet të dialogojmë me ITS-në (kurset jouniversitare pas diplomimit, ed) për të ngritur nivelin arsimor, dhe të tërheqim sa më shumë studentë nga Europa. Masteri përfshin 13% të kurseve të anglishtes, si në atë të rritjes së shkallës së tranzicionit mes shkollës së mesme dhe universitetit”, tha Di Lenarda.
Përpjekja është për të përmbushur nevojat e territorit dhe për të kapur kufijtë e rinj të dijes me Inteligjencën Artificiale, Big Data dhe ndryshimet klimatike.
Trieste përmirëson trajnimin e mësuesve, që synojnë dije në fushën e mjekësisë dhe shëndetësisë, në inxhinieri dhe ekonomi.
“Gjithnjë e më shumë po bashkohemi, nuk kërkojmë studentë të rinj me çdo kusht, por një ofertë kulturore më të larmishme”, tha Elio Franzini, rektor i Universitetit Shtetëror të Milanos ku do të nisin 11 kurse të reja të diplomës për vitin akademik 2023-2024, duke përfshirë diplomën e parë profesionale në Lombardi, e nisur fillimisht nga Universiteti i Parmës, në teknologji dhe menaxhim të biznesit të bulmetit.
Një nga të paktat, diploma profesionale që ka mbetur në vend.
Universiteti Ca’ Foscari i Venecias dhe Universiteti Shtetëror i Milanos, përballë mbylljes së kurseve që lidhen me antikitetet në universitetet angleze pas Brexit-it, do të nisin diplomën e nivelit të parë në qytetërimet e lashta për botën bashkëkohore, për një qasje krahasuese në studimin e qytetërimeve antike.
“Po shkojmë drejt ndërkombëtarizimit, ndërdisiplinaritetit dhe inovacionit, të gjitha universitetet në botë po ecin në këtë drejtim”, tha rektorja e Universitetit të Venecias, Tiziana Lippiello.
“Infrastrukturat duhet të forcohen, të rinjte nuk regjistrohen sepse studimi kushton në universitete”, tha Ubertini.
“Të federojmë universitetet e Pulias”
Në Bari, 40% e 42 000 studentëve nuk paguajnë tarifat e universitetit, dhe 50% e tyre në Foggia.
“Të kërkosh studentë jashtë është mirë. Për ne në Jug, do të thotë të shikosh Mesdheun dhe Ballkanin, por koha është shumë e gjatë. Është urgjente të shikojmë nga viti 2040 dhe të lëvizim tani”, tha kërkon rektori Stefano Bronzini, i cili ka hedhur propozimin për të federuar universitetet e Pulias.
Arsyeja? Për të përqendruar burimet dhe për të krijuar pole ekselence, po mendoj për Arkeologjinë në Taranto ose për energjinë e rinovueshme në Brindisi.
Logjika e proliferimit daton në vitet 1990, e lidhur më shumë me politikën se çdo gjë tjetër.
Tani është koha të bëhemi konkurrues së bashku nëse nuk duam të mbyllemi. Ndër të tjera, tre nga katër rektorë në Pulia dalin në pension, është koha të bëjmë një lëvizje të rrezikshme dhe të guximshme, të mos dorëzohemi para politikës së kambanores. Një sfidë e vështirë.
“80 mijë studentë emigruan në veri”
“Nevojiten standarde më të larta në kërkimin dhe mësimdhënien, por me reduktimin e burimeve të alokuara për universitetin, në fakt po ndodh një zhvendosje e kapitalit njerëzor, mësues e studentë, nga universitetet më të varfra dhe më periferike, kryesisht në Jug dhe jo vetëm, e deri te ato më të pasurat”, tha Gaetano Vecchione, ekonomist në Universitetin Federico II të Napolit dhe këshilltar shkencor i Svimez.
Ai gjithashtu është një nga autorët e studimit mbi Neodemos “Universitetet pa studentë”, së bashku me Massimo Armenise dhe Federico Benassi.
Në studim paraqitet një pamje e zymtë e rënies demografike që do të zbrazë universitetet, çfarë e ardhme e pret sistemin akademik italian?
“Përveç mungesave të regjistrimeve të cilat do të jenë gjithnjë e më të theksuara, tashmë jemi dëshmitarë të migrimit të studentëve.
Hendeku midis Jugut dhe Qendër-Veriut, 20 vjet më parë ishte 40 000 të regjistruar, sot është 80 000.
Kush është ai që lëviz? Vetëm ata me një nivel të caktuar të formimit social dhe familjar.
Një sistem i padrejtë që tashmë po prodhon pabarazi. Dhe problemi nuk është vetëm në Jug, por aktualisht janë prekur edhe universitetet periferike si Genova, Udine, Piemonte Lindore.
Në konkluzionet tuaja ju nënvizoni rrezikun e investimeve të PNRR, në mungesë të politikave aktive, të cilat mund të sjellin boshllëqe edhe më të theksuara.
“A na shpërqendroi PNRR-ja nga dilema e madhe e modelit të universitetit që duam, i shkëlqyer apo i përhapur?
Në renditjet më të njohura nuk jemi në krye, por niveli mesatar i universiteteve italiane është më i lartë se, për shembull, në Spanje apo SHBA, sepse kemi investuar në një sistem universitar të përhapur dhe të klasifikuar.
Edhe në universitetin periferik, këtu mund të gjesh studiuesin më të mirë që do të ishte jashtë shtetit në Harvard. /atsh /KultPlus.com