9 Prill, 2021 - 10:28 pm
Universiteti i Kentuckyt gabimisht ka dërguar mesazhe elektronike pranimi për 500,000 studentë të shkollës së mesme për një program ku zakonisht pranohen vetëm një grup i vogël në vit.
Universiteti dërgoi një tjetër mesazh pas më pak se 24 orësh dhe u kërkoi falje për gabimin, duke arsyetuar se kishte ndodhur një “gabim teknik”, shkruan AP, transmeton KultPlus.
Zëdhënësi Jay Blanton tha se vetëm disa prej tyre u pranuan dhe për më tepër shumica e studentëve që morën mesazhin, në fakt nuk kishin shprehur interesimin për programin.
Programi ka të bëjë me udhëheqjen klinike dhe të menaxhimit në Kolegjin e Shkencave të Shëndetit. / KultPlus.com