27 Korrik, 2020 - 5:26 pm
Universiteti i Mitrovicës “Isa Boletini” (UMIB) është renditur i dyti në nivel vendi edhe në përditësimin e fundit në ranglistën e institucioneve të arsimit të lartë në botë të publikuar nga Webometrics (Spanish National Research Council). Në mesin e 29 mijë universiteteve nga i gjithë globi, UMIB është renditur në vendin e 12970.
UMIB-i është pozicionuar në vendin e dytë pas Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, në nivel vendi. Rektori, Alush Musaj, tha se ky është një lajm që tregon për punën e mirë që po bëhet në UMIB”.
Sipas tij, sukseset e UMIB-it vetëm sa po vijnë e shtohen dhe kjo si rrjedhojë e punës dhe angazhimit të madh. “Duke pasur parasysh rrethanat dhe sfidat me të cilat jemi përballur, ky rangim është një arritje që na gëzon dhe na motivon për të ecur tutje”, tha ai. /KultPlus.com