28 Korrik, 2023 - 1:16 pm
Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinë, ka marrë vendim që t’ua ndalojë profesorëve që të angazhohen edhe në kolegje apo institucione private.
Në dokumentin që ka siguruar Klankosova.tv, ky vendim është marrë në mbledhjen e mbajtur gjatë ditës së enjte.
“Nuk lejohet angazhimi i personalet akademik në kolegje-institucione private të arsimit të lartë përfshirë edhe deklarimin në Agjencinë e Kosovës për Akreditim si staf akademik i institucionit privat të arsimit të lartë apo mbështetjen në çfarëdo forme të kolegjit-institucionit privat të arsimit të lartë, në procesin e akreditimit të programeve dhe atë institucional”. / KultPlus.com