22 Shkurt, 2024 - 1:57 pm
Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, ka bërë një njoftim të ‘rëndësishëm’, nga tash e tutje do të ketë llogari edhe në rrjetin social ‘TikTok’.
Përmes një njoftimi, UP ka bërë të ditur se ka hapur llogari në rrjetin social ‘TikTok’.
Duhet theksuar se ky rrjet social është kritikuar shumë kohëve të fundit për shkak të përmbajtjeve.
Së fundmi Bashkimi Europian ka bërë të ditur se ka hapur hetim ndaj këtij rrjeti social, pasi sipas tyre ‘TikTok’ ka shkelur rregullat e për mbrojtjen e fëmijëve nga përmbajtjet online dhe reklamimit transparent, kështu është deklaruar ditën e Hënë një zyrtar i BE’s. / KultPlus.com