5 Dhjetor, 2019 - 10:30 pm
Në pranveren e vitit 1995, Donna Cooper po përshkonte uren Overtoun, afër Milton-it, në Dumarton të Skocisë së bashku me qenin e saj. Papritmas, qeni u hodh nga ura, për tu përplasur poshtë në gurë nga një lartesi prej 15 metrash.
Por, falë një zbulimi të një gazetareje që përmblodhi listen e një sërë fenomeneve paranormale të ngjashme me të, çeshtja u bë shumë serioze, por njëkohesisht edhe e mistershme, transmeton KultPlus.
Rastet në këtë urë të vetvrasjes së qenëve kanë qënë më shumë se 50, dhe deri tani as kush nuk di të japë një shpjegim se përse qentë vetevriten.
Përsa i përket legjendave, të moshuarit e zonës tregojnë se qentë terhiqen nga “The Black Soul”, shpirti i së keqes. Sidoqoftë ky fenoman paranormal është enigma më e madhe përsa i përket misterit të anomalive të kafsheve!
Këto janë 8 sekretet më të njohura që fsheh brenda vetes kjo urë:
1. Që nga viti 1950 ka pasur më shumë se 600 raste të raportuara, të qenve që hidhen nga ura. 54 nga ta kanë vdekur, arsyen nuk e di askush
2. Zogjtë të cilët i kanë mbijetuar kërcimit, janë rikthyer në urë që të hidhen përsëri, gjë që tregon qartë dëshirën e tyre për të bërë vetëvrasje
3. Kafshët e tjera nuk kryejnë përpjekje të tilla vetëvrasëse, kur kalojnë mbi këtë urë. Vetëm qenë kaplohen nga një forcë e panjohur që i shtyn të hidhen nga ura.
4. Për të shtuar misterin, është një vend i veçantë i urës nga i cili kërcejnë qentë. Megjithëse nuk asgjë të ndryshme nga dy anët e urës, qentë preferojnë anën e djathtë të urës.
5. Të gjitha kërcimet kanë ndodhur në ditë me diell. Asnjë prej qenve nuk është përpjekur të hidhet nga ura, në ditët me mot të ftohtë. Kjo i ka shqetësuar hetuesit edhe më shumë, sikur një forcë lëvizëse ndodhet atje, dhe është aktive vetëm në diell.
6. Ekzistoj një teori që qentë nuhasin një erë e cila do i shtyjë ata të ”cmenden”, dhe i bën të shkojnë në drejtim të saj. Por kjo nuk justifikon faktin pse ata zgjedhin një anë të caktuar të urës, e cila është më shumë se 10 metra e gjerë.
7. Shumë njerëz besojnë se qentë janë joshur për vdekje nga fantazma e Zonjës Overtoun, e cila dikur jetonte në rezidencën Overtoun, që ndodhej pranë urës së vdekjes. Madje thuhet se fantazma e saj shihet edhe në rezidencë.
8. Vdekja e vetme njerëzore e raportuar nga ura ishte ajo e djalit dy vjeçar KEvin Moy, i cili u hodh nga ura nga babai i tij. Ndërsa juria e shpalli Moyn fajtor për shkak të marrësisë që bëri, fakti që ai hodhi djalin e tij nga i njëjti vend dhe në një ditë me diell, tërheq disa lidhje me misterin e çuditshëm që jeton rreth kësaj ure./KultPlus.com