29 Gusht, 2019 - 9:19 am
Alpinistja Uta Ibrahimi është lënduar dje në pjesën e këmbës teksa po ngjitej në malin e Rragamit në Parkun Kombëtar të Valbonës.
Alpinistja ka qenë duke u ngjitur së bashku me alpinistin Aurel Duka në një faqe shkëmbore ku është shkëputur nga mali një gurë, i cili i ka rënë në këmbën alpinistes duke i shkaktuar dëmtime serioze.
Një grup alpinistësh, banorë të zonës dhe një grup nga emergjenca civile janë kujdesur që t’i japin ndihmën e parë alpinistes duke e dërguar drejt lagjes Kukaj në Vlabonë, aty ku ndodhet ambulanca dhe shërbimi mjekësor.
Por, sot në mëngjes, Uta është kujdesur që t’i informojë të gjithë për gjendjes e saj shëndetësore.
KultPlus ju sjell postimin e plotë të Utes:
Të dashtun
.. e dij që jeni ba shumë merak edhe jeni mërzit për krejt çka keni lexu këto
ditë …
Këto ditë kam kaluar momentet ma të bukura të jetës … të gjitha vrapimet
malore, ngjitjet nëpër Kosovë dhe Shqipëri …shpesh m’kanë piku lotët prej
gëzimit dhe jam kan shumë falemderuese për jetën tem ..
Por, jo gjitmonë ndodhin gjanat që na dojm.
Është e
vërtetë, e kam pas një aksident në Valbonë, datë 27.08 rreth orës 16:00 gjatë
zbritjes nga tentimi për ngjitjen në Majën e Rragamit / Faqja Veriore, një
rrugë teknike – bashk me Aurelin.
Në zbritje, afër përfundimit të ngjitjes teknike, lëviz një guri rreth 50Kg,
fillimisht në këmbën e majtë dhe në trup i cili përfundon në thembër të këmbës
së djathtë dhe një përplasje edhe ma tutje te posht.
Fillimisht e
kemi lajmëru Nor Hysaj – i cili pastaj ka lajmëru të gjithë njerëzit e tjerë e
te cilët kanë ardhë shumë shpejt deri afër vendit të aksidentit.
Në ndërkohë, ne kemi zbrit edhe nja 1 orë me litar deri në pikën kur më skam
mund me ec më.
Kanë ardh ekipa e shpëtimit nga Valbona -Sami Hysaj, Arben Selimi, Nor Hysaj,
Saimir Kalbaj, Keli Selimaj, Skender Selimaj, Erind Zalli, Ermali dhe të tjerë,
të cilët për 6 orë më kanë bart te poshtë, deri te deri te qasja ma e afërt në
rrugë, ku edhe kanë arritur ekipa e Shba Sharrit: Reshat Cana, Osman Uka, Fahmi
Derda dhe Deni Hameli dhe ekipa e Shba Pashtrikut: Daja Lam dhe Besnik Dujaka.
Aty ka qenë edhe Policia dhe Ekipet e Ndihmës së shpejtë të cilët janë kujdesur
për mua.
Gjendja
shëndetësore:
Përveq lëndimeve të rënda në nyje dhe ligamenteve të këmbës, gjithashtu janë
keq të thyera eshërat e thembrës së këmbës së djathtë – më sakt 4 gishatat në
disa copa, copa-copa, dhe gishti i madh ne 8 copë që duhet intervenim mjeksor
shumë shpejt … e që ma bënë të pamundur vazhdimin e ekspeditave për këtë vit
e gjithashtu, trajnimeve, punës e jetës normale për disa muaj 🙁
Jam e
mërzitur dhe trishtuar, mu ka thy zemra e po me dhemb shpirti …
por jam shumë me fat që kjo ka përfundu me kaq dhe për gatishmërinë e njerzve
për me më ndihmu gjatë këtij askidenti.
Faleminderit edhe Ambasadorit zt. Minxhozi, Kryetarit të Federatës Bjeshkatare të Kosovës Arben Lila, që e kanë ndihmuar krejt këtë proces.
Valbona, tash të du edhe ma shumë. Ma ke dëshmu edhe nji herë për dashninë e zemërgjonshinë e njerzve tonë <3
Mezi po pres me hjek gipsin e me vazhdu me ngjitje të tjera! / KultPlus.com