5 Qershor, 2022 - 6:00 pm
Dita Botërore e Mjedisit 2022 është dita më e madhe ndërkombëtare për mjedisin dhe shënohet çdo vit më 5 qershor, shkruan KultPlus.
Udhëhequr nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Mjedisin (UNEP) dhe mbahet çdo vit që nga viti 1973, ai është bërë platforma më e madhe globale për shtrirjen mjedisore. Ajo festohet nga miliona njerëz në mbarë botën.
Për këtë ditë, Uta Ibrahimi ka ndarë një foto me disa fëmijë duke kaluar kohë në natyrë.
“Ditën Botërore të Ambientit – World Environment Day’ e kalova bashk me fëmijë nga Komunat e Prizrenit, Dragashit e Shtërpcës, me Festivalin ‘Toka e fëmijëve’, projekt i Utalaya Foundation. E ku ka ma mirë se me fëmijë?! Me nda eksperienca, me bo lonëra në natyrë, me i mësu për malet, ngjitjet, e ma së shumti me fol për ambientin. Qështu, zemra mal”, shkruan Ibrahimi. /KultPlus.com