1 Prill, 2022 - 3:42 pm
Alpinistja më e suksesshme në histori të Kosovës, Uta Ibrahimi, është gati për ngjitjen e saj të radhës në majën “Makalu”, maja e pestë më e lartë në botë, shkruan KultPlus.
Përmes një postimi në “Facebook”, Ibrahimi ka shkruar se në këtë rrugëtim do ta ketë përkrahjen e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
Postimi i saj i plotë:
“Para disa dite pata kenaqesine me e taku zv. Ministren e Sportit, znj. Daulina Osmani.
Biseduam per shume mundesi te bashkepunimeve ne te ardhmen, e gjithashtu e falemderova per perkrahjen e Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit per ngjitjen e radhes ne Makalu, si vazhdimesi e ekspeditave të ngjitjes në 14 Majat e Botes.
Maja Makalu eshte maja e pesta në botë, ndersa per mua do te jete e shtata ne radhen e 8000 metershave.
Shpresoj shume qe edhe kesaj here do ta valvoj flamurin e Kosoves ne maje te Botes, e te kthehem mire e te vazhdojme bashk drejt rrugetimin te ngjiteve te tjera ne 8000″.
Përpos takimit me MKRS-në, Ibrahimi këtë vit është takuar edhe me kryetarin e Komitetit Olimpik, Ismet Krasniqin. /KultPlus.com