15 Gusht, 2019 - 2:34 pm
Alpinistja e njohur Uta Ibrahimi është shprehur e kënaqur me suksesin e 17-vjecares Mrika Nikqi, që arriti të ngjitet në 7 majat më të larta të botës.
“Mrika Nikqi dhe Arianit Nikqi përfundojnë projektin në ngjitjen e 7 majeve në 7 kontinentet e Tokës, ose ndryshe 7Summits.
Kështu përveq që u bënë të parët shqiptar që e përfunduan këtë projekt, Mrika gjithashtu u bë vajza më e re në botë që përfundoi këto ngjitje.
Zemra mal për Mrikën”, ka shkruar alpinistja Uta Ibrahimi në rrjetin social Facebook.
Mrika Nikçi – 17 vjeçarja pejane, tashmë e njohur si Mrikë Malësorja, me dt. 15.08.2019, në ora 9:45 me kohën lokale, së bashku me partnerin e saj të ngjitjes – babain e saj Arianit Nikçi, kanë ngjitur majen e Carstensz Pyramide në Indonezi, duke kompletuar kështu ngjitjen në 7 Majat më të larta të shtatë kontinenteve në botë.
Mrika sapo bëri historinë, në njërën anë duke u bërë femra më e re në tërë botën që pa mbushur 18 vjet të kalojë misionin e 7 Majave dhe, në anën tjetër së bashku me babain e saj, bëhen shqiptarët e parë në botë si babë e bijë ta kalojnë me sukses këtë mision, i cili paraqet një arritje kulminante në alpinizëm. /KultPlus.com