1 Mars, 2024 - 2:30 pm
Tiphaine Auziere vajza e gruas së Emmanuel Macron, ka rrëfyer për herë të parë për lidhjen e nënës së saj me Macron.
Në një intervistë për revistën ‘Paris Match’, Tiphaine ka pranuar se është ende e lënduar nga marrëdhënia e nënës së saj, mësuese të atëhershme dhe studentit të saj të atëhershem adoleshent.
Auizere ishte vetëm 10 vjeç kur mësoi se nëna e saj po takohej me një student 25 vjet më të vogël në moshë.
Ani pse tani zonja e parë franceze në atë kohë ishte e martuar dhe 3 fëmijët e saj duhej të duronin spekulime të vazhdueshme për një “marrëdhënie të ndaluar”
“Kam mësuar shumë për natyrën njerëzore atëherë. E di që në këto momente duhet të përqendrohemi tek ajo që është e rëndësishme dhe të ecim përpara, duke injoruar kritikat” u shpreh Auziere.
Ajo tregoi se ishte e mërzitur kur babai i saj, Andre Louis Auziere u detyrua të linte shtëpinë e familjes në vitin 1994, megjithëse u divorcua nga Brigitte vetëm në vitin 2006, ku pas një viti kjo e fundit u martua me Macron.
Revista Paris Match ka përshkruar se Emmanul Macron i binte shpesh ziles së derës së Auzieres, kështu që thashethemet u bënë më të forta dhe ndikuan tek 3 fëmijët që ishin në shtëpi.
“Ndarja e familjes mund të jetë një pikëllim dhe një mundësi, unë kam një baba dhe njerk të dashur” ka shtuar më tutje Auziere. / KultPlus.com