12 Janar, 2021 - 9:09 pm
Vajza e Paul McCartney, Mary McCartney po drejton një dokumentar në lidhje me të famshmen “Abbey Road Studios” në Londër, ku, përveç “The Beatles”, kanë regjistruar këngë edhe shumë emra të njohur, si Pink Floyd dhe Aretha Franklin.
Filmi, i quajtur “Nëse këto mure mund të këndojnë”, do të shfaqë një seri intervistash të personave të njohur dhe do të dokumentojë historinë e studios, që shënon vitin e saj të 90-të në këtë biznes.
“Disa nga kujtimet e mia më të hershme, si një fëmijë i vogël, vijnë nga koha e kaluar në Abbey Road”, tha Mary.
“Ka kohë që kam dashur të tregoj historinë e këtij vendi historik dhe nuk mund të bashkëpunoja me një ekip më të mirë se “John & Mercury Studios” për ta bërë realitet këtë ambicie krijuese”, shtoi ajo.
Dokumentari do të prodhohet nga producenti fitues i çmimeve Oskar, John Battsek.
“The Beattes” regjistruan albumin e tyre të parafundit në këtë studio dhe e titulluan atë pikërisht “Abbey Road”.
Kopertina ikonike e albumit është grupi që ecën në vijat e bardha të kryqëzimit të rrugës.
Studio u krijuan nga kompania “Gramophone” në vitin 1931.
Kompania u pasua nga EMI, që më pas u ble nga “Universal Music” në 2012.
“Abbey Road Studios” është ende në pronësi të “Universal Music”./atsh/ KultPlus.com