8 Korrik, 2020 - 11:53 am
Albiona Ajeti 20-vjeçare ka zhvilluar dhe lansuar lojëra për celularë për Apple për më pak se një muaj, ndërsa po gëzon sukses në këtë lëmi.
Ajeti ishte vendosur në Kanada në vitin 2012, ndërsa ka mësuar gjuhën angleze për një vit, një gjuhë që flet tash lehtësisht.
“Ishte definitivisht një vit sfidues”, ka thënë Ajeti nga Ontario transmeton “The Guardian”. “Për fat të mirë, kisha një sistem të madh që më ndihmoi në shkollë. Ishte një periudhë adaptimi dhe një shok kulturor”.
Ajeti ka përfunduar shkollën e lartë në Charlottetown. Ajo po ashtu u mor me punë vullnetare, duke dhënë mësime për kompjuter për më të moshuarit.
Më pas bëri një vit pushim dhe në atë kohë mësoi programin në kompjuter për pak muaj. Ishte një nga bursistet e Western Union Global në vitin 2019. Së fundi, ka nisur të punojë si drejtoreshë kreative për UNICEF-in në Universitetin e Waterloos.
Përkundër gjithë kësaj Albiona dhe vëllai i saj Qëndrimi, kanë nisur të punojnë në lojëra për telefon celular. Qnëdrimi, një i diplomuar në dizajnim të video-lojërave dhe animacione në kolegjin Holland, është marrë me dizajnin vizual të lojërave.
Loja e fundit e tyre në “Apple Store” quhet “Crazy Tire”, një lojë ku synimi është të drejtosh një rrotë që rrotullohet nëpër platforma të ndryshme pa rënë dhe të marrësh sa më tepër monedha që është e mundur.
Albiona dhe Qëndrimi janë në proces të promovimit të lojës në platforma të ndryshme të rrjeteve sociale.
Tracy Campbell, që ia ka mësuar gjuhën angleze Albionas kur ajo së pari erdhi nga Kosova në vitin 2012, ka thënë se suksesi i saj nuk e befason.
“Ajo më ka lënë shumë përshtypje. Pasioni në sytë e saj vërehej nga kilometra larg. Jam shumë krenare me të dhe për lideren që është bërë. Duke e mësuar vet gjuhën programuese dhe duke lansuar lojëra për Applen është e jashtëzakonshme”, ka thënë Campbell.
Albiona është shumë modeste me arritjet e saj.
“Nuk besoj se është gjë e madhe”, thotë ajo për zhvillimin e video-lojërave.
Ajo është duke marrë mësime edhe në gjuhën frënge, pasi e sheh të rëndësishme të flasë dy gjuhët zyrtarë që janë në Kanada.
Albiona dhe Qëndrimi ende kanë synime që duan t’i arrijnë, duke ngritur studio të vet të krijimit të video-lojërave, ku mund të punojnë me njerëz dhe të zhvillojnë projekte që kanë ndikim të gjatë dhe pozitiv në shoqëri. / KultPlus.com