2 Korrik, 2023 - 9:37 pm
Çmimi i letërsisë “Ingeborg Bachmann” i Austrisë këtë vit, i është dhënë Valeria Gordeev, nje shkrimtare gjermane për tregimin e saj “Er putzt”.
Gordeev u nderua me çmimin “Ingeborg Bachmann” në Festivalin e Letërsisë Gjermane, i cili mbahet çdo vit në Klagenfurt që nga viti 1977, duke fituar përballë 11 kandidatëve të tjerë.
Çmimi “Ingeborg Bachmann” (1926-1973) kap vlerën e 25 000 eurove (27,300 dollarë).
Fituesja e vitit të kaluar ishte autorja sllovene, Ana Marwan, e cila shkruan në gjuhën gjermane dhe sllovene.
Gordeev tërhoqi vëmendjen e jurisë me tregimin e saj të shkurtër “Er putzt” (Ai po pastron), në të cilin ajo përshkruan një burrë të fiksuar pas pastrimit, duke e paraqitur atë si të përkushtuar ndaj nënës dhe motrës së tij, dhe jo si një rast studimor mjekësor.
Insa Wilke, kryetarja e jurisë, e përshkroi historinë si një “thirrje për ndjeshmëri”.
Vitet e fundit, Gordev i është përkushtuar romanit të saj të parë, ngjarjet e të cilit zhvillohen në Rusinë e sotme.
Prindërit e saj emigruan nga Bashkimi Sovjetik në fund të viteve 1970 dhe ajo u lind në qytetin universitar gjerman të Tübingen, në vitin 1986.
Gordeev punon gjithashtu si ilustruese dhe autore këngësh.
Në bashkëpunim me autorin Franz Friedrich, ajo shkroi tekste për filmat e regjisorit Max Linz./KultPlus.com