Vallja e Dua Lipës “shqetëson” serbët, vjen reagimi i medias serbe

5 Gusht, 2019 - 11:30 am

Dua Lipa padyshim është kthyer në një yll botëror tashmë, e cila tërheq shumë vëmendje me muzikën e saj të veçantë por jo vetëm pasi së fundmi ka filluar t’i kushtojë shumë vëmendje edhe vendlindjes së saj Kosovës ku këto ditë ka bërë një vizitë e shoqëruar nga i dashuri i saj Anëar dhe njëkohësisht edhe nga e ftuara speciale Miley Cyrus.

Por vizita e yllit me famë botërore ka tërhequr edhe vëmendjen e mediave serbe ku portali Telegraf.rs, ka shkruar për prezencën e Dua Lipës në netët e festivalit “Sunny Hill”, duke u fokusuar në flamurin kombëtar të cilin këngëtarja shqiptare e mbante në duar dhe vallëzoi me të së bashku me reperin e njohur Gashi.

Shkrimi nis kështu:

Këngëtarja britanike me origjinë shqiptare, Dua Lipa, ishte një nga yjet e festivalit “Sunny Hill” në Prishtinë.

Ajo nuk e fshehu lumturinë dhe kjo dukej në videot e postuara nga ajo.

Konkretisht, Dua së pari bëri shqiponjën duke simbolizuar “Shqipërinë e Madhe” gjë që i kënaqi fansat e saj në Prishtinë.

Më pas ajo ngriti flamurin e Shqipërisë dhe kërceu vallen që është shumë e njohur për shqiptarët e Kosovës.

“Një natë duhet të ngrihesh dhe të tregohesh sa shqiptar je”, ka shkruar këngëtarja.

Në këtë mënyrë mediat serbe po aludojnë se këngëtarja shqiptare po përdor simbolin e flamurit shqiptar për të dhënë sinjale se shqiptarët po mendojnë bashkimin e dy vendeve në një të vetëm. /KultPlus.com

Të ngjajshme