29 Janar, 2021 - 3:36 pm
Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, në një konferencë për media, ka bërë të ditur se varianti i ri i COVID-19 është paraqitur edhe në Kosovë.
Ai tha se ditëve të kaluara IKSHPK-ja ka dërguar 35 monstra në Gjermani për variantin e ri të virusit COVID-19.
Zemaj ka thënë se nga mostrat e dërguara në Berlin, tri prej tyre janë pozitivë me variantin e ri të Covid-19.
“Nga 35 mostra që i kemi dërguar, 3 prej tyre kanë rezultuar pozitivë”, ka thënë Zemaj në konferencë.
Ministri në detyrë i Shëndetësisë thotë se situata epidemiologjikë në Kosovë është stabile dhe e qetë. /Express/ KultPlus.com