16 Prill, 2022 - 1:43 pm
E mbijetuar e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë si dhe tani deputete e Lëvizjes Vetëvendosje, Vasfije Krasniqi-Goodman, bashkë me të mbijetuarën e familjes Jashari, Besarta Jashari, do të flasin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) për tmerret e luftës në Kosovë, shkruan KultPlus.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Vasfije Krasniqi-Goodman përmes një postimi në Twittër, derisa do të jenë atje më 10 maj.
Organizimi është bërë nga Qendra dhe Muzeu i Tolerancës “Simon Wiesenthal” në New York teksa temë diskutimi do të jetë adresimi i dhunës dhe përdhunimit si armë lufte,
Pjesë e këtij forumi do të jenë edhe Përfaqësuesi i Përhershëm i Shqipërisë në Kombet e Bashkuara, Ferit Hoxha, ish-kryetari i Komitetit të Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA dhe anëtar i Kongresit, Eliot Engel, fotoreporterja dhe fituesja e çmimit “Pulitzer”, Marissa Roth, dhe Kadire Tahiraj, Drejtoreshë e Qendrës për Promovimin e të Drejtave të Grave në Kosovë. /KultPlus.com
As we continue our fight for justice, honored to be part of an amazing program with Simon Wiesenthal Center and Rally For Her Justice on women in conflict and rape as a weapon of war. Thank you to the panelists, Vera Mjeku, Marissa Roth and organizers. https://t.co/1yv5x7jzQz pic.twitter.com/1chxkWwbvQ
— Vasfije Krasniqi (@VasfijeKrasniqi) April 15, 2022