10 Nëntor, 2023 - 10:45 am
Vatikani ka thënë se personat transgjinorë munden nën rrethana të caktuara të pagëzohen në kishën katolike dhe të shërbejnë si kumbarë. Deklarata është vlerësuar si hap i madh për përfshirjen e transgjinorëve.
Në një dokument të nënshkruar muajin e kaluar nga Papa Françesku dhe të publikuar të mërkurën, zyra kryesore doktrinale ka theksuar se një person transgjinor, “edhe nëse i është nënshtruar terapisë hormonale dhe operacionit të ndryshimit të seksit, mund të pagëzohet sipas kushteve si besimtarët tjerë”.
Vendimi erdhi me një paralajmërim. Pagëzimi i tillë është i mundshëm, thuhet aty, “nëse nuk ka situata ku ka rrezik për skandal publik apo konfuzion mes besimtarëve”, raportoi Guardian.
Dokumenti shtoi se nuk ka arsye pse transgjinorët të mos marrin pjesë edhe si dëshmitarë në martesat që bëhen në kisha. Vatikani është përgjigjur në pyetjet që pati dërguar një dioqezë braziliane lidhur me pjesëmarrjen e personave të komunitetit LGBTQ+ në pagëzime dhe martesa. / KultPlus.com